Basha: Të lëmë pas politikën e vjetër, që të shndërrohemi në forcë fituese

Basha: Të lëmë pas politikën e vjetër, që të shndërrohemi në forcë fituese

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uron anëtarët dhe kryetarët e rinj të disa degëve. Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se duke i dhënë partisë fytyrë më njerëzore dhe duke lënë pas politikën e vjetër, Pd do të shkojë drejt fitores.

MESAZHI I BASHES
Pavarësisht pengesave dhe vështirësive, qëndresa dhe vendosmëria e demokratëve për të ecur përpara dhe për të parë nga e ardhmja, bën që Partia Demokratike e Shqipërisë të ringrihet në çdo qelizë të saj, e sigurt dhe e vendosur.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e dalë nga Kuvendet Zgjedhore të degëve, Ladi Bana – Tepelenë, Alfrida Marku – Lezhë, Leonard Ozuni – Prrenjas, Seit Jaku – Has, Ibrahim Sako – Cërrik!

Vetëm një PD me fytyrë njerëzore dhe në kontrast të thellë me politikën e vjetër të bashkëpunimit në të keqe dhe të dakordësisë për të luajtur lojën në kurrizin e njerëzve, do të na shndërrojë në një forcë fituese dhe do të bëjë që t’i përgjigjemi aspiratave dhe nevojës së njerëzve për ndryshim.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy