Pas kërkesës për anëtarësim të Kosovës në NATO/ Mehaj kërkon njohjen edhe nga pesë shtetet e BE-së

Pas kërkesës për anëtarësim të Kosovës në NATO/ Mehaj kërkon njohjen edhe nga pesë shtetet e BE-së

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.

Mehaj pas kwsaj kërkese, ka kërkuar që të njihet pavarësia e Kosovës edhe nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. 

Mehaj në një postim në Facebook ka shkruar se kërkuar nga qytetarët dhe diaspora të gjithë në rrjetet sociale të vendosin hashtagun -KosovoInNATO, -KosovoInEU.

Ai ka kërkuar nga Sllovakia, Rumania, Greqia, Spanja dhe Qipro që ta njohin shtetin e Kosovës.

“Qytetarë të dashur, Bashkëkombës nga mërgata jonë kudo në Botë,

Miq tanë ndërkombëtar,

Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,

Të ftoni kudo që jeni, nga cilado pozitë që keni,

Të ftoni miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe popullit tonë:

– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.

– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.

– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.

Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: -KosovoInNATO-KosovoInEU

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj thënë se kjo është nevojë e menjëhershme për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Mehaj ka thënë se këto kërkesa janë të bazuara në realitetin e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy