
Deputeti i PD, Ervin Salianji i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se nuk do të votojë asnjë propozim të Ramës për presidentin dhe se PD duhet të bojkotojë procesin.
Ai shtoi, se në rast se propozohet një kandidat që ka patur dikur lidhje me PD, ky kandidat do të jetë i blerë.
Jo vetëm që nuk do ta votoj kandidatin e Ramës por PD, në një proces ku u tallën, duhet ta mendojë mirë nëse do të jetë aty. Ky është akt i njëanshëm agresioni. Opozita duhet ta mendojë mirë duhet të jetë pjesë apo jo.
Jam kundër bojkotit, por në këta rast nuk është bojkot por është taktikë.
Rama merr edhe këtë që nuk i duhet. President do të jetë Edi Rama. Ai do të tregojë që gjasmë bën surpriza. Fakti që thotë, që gjasmë ndonjë që mund të ketë qenë dikur që ky është i opozitës, ai është person i blerë nga Edi Rama për të krijuar idenë e një përçarje të opozitës. Ky është agresion.



