PD: Berisha kërkon vota për LSI duke sulmuar logon e PD

PD: Berisha kërkon vota për LSI duke sulmuar logon e PD

Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot Berishën, duke e konsideruar një 'non grata' që kërkon vota për LSI duqke sulmuar PD-në.

Me anë të një postimi në Facebook, PD shprehet se Berisha po gënjen e mashtron dhe se çdo votë për kandidatët e ‘Shtëpisë së Ilirit’, është votë për Edi Ramën.

Sipas PD, Berisha po tenton t'i përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij, ndërsa në koalicionin 'Shtëpia e Lirisë, sipas tyre, bashkëpunëtorët po shantazhojnë njëri-tjetrin.

Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli ,aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku. Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë per kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtepisë së Ilirit. Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre. Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy