Hasani vijon turin rajonal, sot në Maqedoninë e Veriut, takime dhe me krerët e partive shqiptare

Hasani vijon turin rajonal, sot në Maqedoninë e Veriut, takime dhe me krerët e partive shqiptare

Pas vizitës së djeshme në Kosovë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, vijon turin rajonal në Maqedoninë e Veriut.

Në axhendën e ministrit Hasani, sot përfshihen takime me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministrin Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic.

Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partive politike shqiptare.

Axhenda:

08:50 / Takim me Ministrin për Punët e Jashtme, z. Bujar Osmani

09:40 / Konferencë për mediat e ministrave Hasani dhe Osmani

10:10 / Takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç

14:30 / Takim me Zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, z. Ali Ahmeti

15:10 / Takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi

16:00 /  Takim me Kryetarin e PDSH, z. Menduh Thaçi

16:45 / Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha

17:25 / Takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy