Eksperti i sigurisë Ilir Kulla komentoi në emisionin “Zonë e Lirë” darkën ku kryeministri Rama ndodhej në të njëjtën tryezë me Bin Zayed dhe Lukashenkon.
Sipas Kullës darka është sinjal që Rama po i jep vetes një rol të ri.
Eksperti shton se kryeministri shqiptar mund të jetë pjesë e tryezës së negociatave Rusi-Ukrainë, për shkak të lidhjes që ka me Sauditët dhe Emiratet.
“Ai e di mirë që në Emiratet e Bashkuara Arabe po bëhet një negociatë mes rusëve, amerikanëve dhe ukrainasve. Rama është informuar dhe e di që një nga negociatorët e ardhshëm për Ukrainën do jenë Emiratët e Bashkuara, do jetë Presidenti i Emirateve. Kjo darkë informale ka si shenjë që Emiratet do luajnë një rol. S’është shumë larg mendjesh që në një negociatë të mundshme të asaj që do vijë....Ndoshta Rama për shkak të lidhjes që ka edhe me Sauditët, edhe me Emiratet, mund të jetë në tryezën e negociatave. Rama ka krijuar një lidhje të shkurtër me Trump përmes sauditëve dhe dhëndrit të Trump. Kjo darkë është një sinjal që Rama po i jep vetes një rol që s’e ka pasur kush deri më tani”.



