Rama: Të rinj të shkolluar, në këtë vend mund t’ia dalësh

Rama: Të rinj të shkolluar, në këtë vend mund t’ia dalësh

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook ka dhënë mesazhin se në Shqipëri mund t’ia dalësh nëpërmjet shkollës. Rama ka shpërndarë videon e një vajze e cila thotë se për shkak të punësimit, që vjen si rezultat i shkollës por edhe i aplikimit në platformën e punësimit, sot është dikushi.

Rama thotë se me aftësi dhe meritë ajo po i shërben me devotshmëri vendit të saj.

Postimi i Edi Ramës:

TË RINJTË NË PUNË ME MERITË – Me të drejtë, Arlinda Lisha thotë se në këtë vend mund t’ja dalësh me meritë dhe aftësi, pasi ajo vetë fitoi me forcat e veta, me mundin e rezultateve të studimeve të saj, vendin e punës si Specialiste e Shërbimit të Provës në Krujë, duke iu bashkuar atyre qindra të rinjve që sot rrezatojnë energjinë dhe vendosmërinë për ta ndërtuar me punë jetesën, duke i shërbyer me devotshmëri vendit të tyre.

Vetëm me një klik në platformën e punësimit të ekselentëve “Punë të Mbarë”  http://punetembare.gov.al/Arlinda, studente e degës Psikologji Sociologji arriti të integrohet në administratën shtetërore dhe të fitojë po me meritë, titullin e nënpunëses së shërbimit civil.

Si Arlinda, janë 602studentë ekselentë që falë kësaj platforme, fryt i paktit për universitetin, janë bërë vlerë e shtuar për burimet njerëzore të administratës sonë publike dhe 491 prej tyre kanë fituar përmes konkursit, pozicione në shërbimin civil.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy