Negociatat SHBA-Iran/ Beqiri: Ndryshimin e bëjnë vetëm iranianët. Çene: Rendi botëror liberal ka marrë fund

Negociatat SHBA-Iran/ Beqiri: Ndryshimin e bëjnë vetëm iranianët. Çene: Rendi botëror liberal ka marrë fund

Në studion e MCN Informacion u diskutua në lidhje me përpjekjet për një marrëveshje mes SHBA-ve dhe Iranit. Juristi Evarist Beqiri tha se përmbysja e regjimit në Iran kërkon domosdoshmërisht edhe një forcë të brendshme. Ndërkohë, Enri Çene, sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, tha se rendi botëror liberal ka marrë fund.

Evarist Beqiri – jurist, pedagog

 

Ndryshimin e kanë vetë në dorë iranianët. Janë 42 mijë të vrarë në protestat e fundit. Atje është black out total. Kjo flet për mendësinë e regjimit. Një regjim po nuk u kris nga brenda, sado armiq të ketë jashtë, është e vështirë. Deri tani nuk e shohim një të tillë. 

 

Nuk parashikoj tërheqje të SHBA nga NATO në planin afatshkurtër. NATO europiane mund të funksionojë politikisht por jo ushtarakisht. Tani jo ende. Europa nuk e ka atë fuqi ushtarake që të jetë faktor në politikën globale. Është sistem, demokraci, bashkim vendesh që duhet të vazhdojë. 

 

Ideja e BE dhe bashkimit në vlera e ka shmangur luftën. Është një ide që ka funksionuar, pavarësisht problemeve. 

 

Enri Çene – sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD

 

Është e paprecedent përplasja Trump-Papa Leo. Trump mund të jetë duke e bërë për të zhvendosur vëmendjen. Madje ka edhe humor brenda. Është retorikë për vëmendje dhe jo për të krijuar një përplasje të drejtpërdrejtë. 

 

Lufta ndaj Irani ishte çështje kohe. Ishte e pashmangshme. Nëse SHBA nuk do të ndërhynin sot, do të krijohej destabilitet. Të mos harrojmë se në Europë kanë ardhur emigrantë që kanë sjellë me vete kulturën e tyre. 

 

Rendi botëror liberal ka marrë fund. Prandaj krijohen këto përplasjet. Kemi kombe më tepër sovraniste, pa humbur vlerat mbi demokracinë, mbi vlerat. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy