Gjinishi: Opozita nuk po tregon forcë reale për të rrëzuar pushtetin, e pavendosur për rotacion politik

Gjinishi: Opozita nuk po tregon forcë reale për të rrëzuar pushtetin, e pavendosur për rotacion politik

Analisti Emir Gjinishi në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka kritikuar mënyrën se si opozita po vepron në skenën politike, duke theksuar mungesën e një strategjie të qartë dhe të qëndrueshme për përballjen me qeverinë. 

 

Sipas tij, pas fazave të vështira të riorganizimit dhe pretendimeve për unifikim, opozita ende nuk po arrin të prodhojë një alternativë reale dhe bindëse për ndryshim pushteti.

 

Ai mbas një jave, mbas dy javësh del prapë në bulevard bën protesta… Opozita kaloi një fazë shumë të vështirë në rithemelim pas ndarjes. 

 

Tani mendohet që opozita është unifikuar, Partia Demokratike në fjalë, por çfarë do të bëjë kjo? Si do ta hedhë Edi Ramën duke prodhuar lajm nëpër studio?

 

Nuk është fare kjo opozitë, unë nuk e shoh fare të fortë… duket nuk duan ta hedhin,” u shpreh Gjinishi, duke ngritur dyshime mbi seriozitetin e opozitës në synimin për rotacion politik.

 

Ai shtoi gjithashtu se mungesa e një qasjeje të qartë politike dhe demokratizuese brenda opozitës e bën të vështirë krijimin e besimit publik dhe sfidimin real të pushtetit aktual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy