Pas debateve lidhur me kushtetueshmërinë e Reformës në Drejtësi, ambasadori i BE-së, në Tiranë, Luigi Soreca, thotë se ajo është bërë konform legjislacionit shqiptar.
Sipas tij, reforma është e pakthyeshme, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, thotë se pavarësisht pengesave, reforma në drejtësi është në rrugën e duhur.



