Pampuri: Duhet të kishte filluar testimi më herët, jemi vonë për kandidaturën

Pampuri: Duhet të kishte filluar testimi më herët, jemi vonë për kandidaturën

Teksa PD është ende në negociata për kandidatin e përbashkët për zgjedhjet vendore të 2023, deputetja e PD Oriola Pampuri, në “MCN live”, tha se partisë i duhet një kandidatë me integritet politik dhe moral.

Sipas saj, megjithatë duet të kishte filluar më herët testimi për kandidaturën, teksa PD është vonë në këtë aspekt.

Profili i kandidatit duhet te jetë së pari një personazh që duhet të ketë pasur kontakte të shumta me komunitetin, kjo për mua është A-ja e garës.

Pastaj duhet të jetë një person me integritet politike, profesional e moral, por së pari të ketë patur njohuri me komunitetin.

Duhej të kishte filluar që më parë testimi, jemi shumë vonë për kandidaturën.

Unë nuk parapëlqej të them emra të përveçshëm, por duam një figurë të përfaqësuese që do të na përfaqësonte të gjithëve, nuk ka lidhje me gjininë, duhet figurë përfaqësuese për ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy