Zbulohet marrëveshja me Italinë për kampin e emigrantëve në Gjadër

Zbulohet marrëveshja me Italinë për kampin e emigrantëve në Gjadër

Prej ditës së djeshme, publiku në Shqipëri u informua mbi një marrëveshje të re të qeverisë "Rama" me qeverinë e Melonit në Itali. Sipas raportimeve joshteruese të medieve italiane dhe burimeve të kursyera shqiptare, rreth 36 mijë emigrantë priten të strehohen në dy kampet që sipas tyre do të ngrihen në Shëngjin dhe Gjadër.

Detaje të marrëveshjes, të publikuara nga Gogo.al, flasin për një bashkëpunim 5-vjeçar.

Megjithatë, marrëveshja mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera dhe për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër.  Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë, edhe pse do ketë lëvizje të vazhdueshme të tyre, ardhje dhe largime të reja. Emigrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për azil nga autoritetet italiane në strukturën që do ndërtohet po nga italianët, ashtu sikurse do ndërtohet nga italianët edhe struktura për akomodimin e personelit shqiptar ndihmës.

Italia do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro brenda një 3-mujori. Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci.

Italia merr përsipër të gjitha shpenzimet për kujdesin spitalor sipas legjislacionit shqiptar, pas administrimit të trajtimeve spitalore të palës shqiptare. Po kështu Italia merr përsipër 100% të kostos së parashikuar në kontratat përkatëse të blerjes së pajisjeve mjekësore dhe barnave, përfshirë vaksinat, për të cilat Shqipëria dokumenton përdorimin si dhe 100% të kostos së blerjes, të aprovuar më parë nga autoritetet italiane, të artikujve dhe shërbimeve të ndryshme.

Çështja e emigrantëve shfaqet komplekse ku duket se një sërë parashikimesh zënë vend edhe në marrëveshjen mes dy shteteve, teksa përfshihen potencialisht edhe angazhime ligjore për mbrojtje para gjykatave ndërkombëtare. Kostot e të cilave, dihet, i merr Italia por mbetet ende një pikë që ngjall debat, mjafton të kujtojmë dështimet spektakolare që Shqipëria ka bërë në gjyqet ndërkombëtare.

Po sipas Gogo.al, një sërë përfitimesh do të vijnë me këtë marrëveshje që qytetarët i gjeti të painformuar pas mohimeve të vetë kryeministrit se do të pranonte ndonjëherë emigrantë në Shqipëri.

Marrë nga Hashtag.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy