Rama: Transformimi i Portit të Durrësit, fillimi i një epoke të re

Rama: Transformimi i Portit të Durrësit, fillimi i një epoke të re

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Durrësi sot ka mbërritur në një stad ku, i ka të gjitha mundësitë që të ngjitet në një tjetër nivel nga pikëpamja ekonomike dhe nga pikëpamja e zhvillimit social.

Duke folur nga aktiviteti “Kënd fjale në qytetin e Durrësit”, Rama u shpreh “i bindur që Durrësi sot ka mbërritur në një stad ku, edhe për shkak të stadit ku ka mbërritur vendi ynë, i ka të gjitha mundësitë që të ngjitet në një tjetër nivel, nga pikëpamja ekonomike, nga pikëpamja e zhvillimit social dhe nga pikëpamja e krijimit të kushteve që Durrësit të bëhet e ardhmja e çdo fëmije që lind këtu.

“Durrësi dhe Shqipëria bashkë të bëhen shtëpia ku çdo njëri prej fëmijëve tanë të ndihet krenarë, jo thjesht për historinë, jo thjesht për rrënjët, por për kushtet në të cilat jeton”, tha Rama.

“Kjo nuk është një fjalë nga dëshira, por është një fjalë e thënë nga bindja e bazuar në faktet gjithë kësaj periudhe që ne kemi drejtuar vendin dhe njëkohësisht dhe në klimën që ne kemi arritur të krijojmë duke hapur dyert dhe duke mundësuar që sot të kemi shumë pranë investime që deri dje as nuk mund të imagjinoheshin se mund të vinin në Shqipëri apo Durrës”, theksoi Rama.

Rama, tha se Porti i Durrësit, do të bëhet nga investitorët një nga investimet më të madha të kësaj bote.  

Është gur themeli i një tjetër stadi të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Porti i Durrësit është problem për qytetin Investitorët thonë do të jetë porti më i madh i Mesdheut, unë them një nga më të mëdhenjtë. Do të bëhet nga investitorë që kanë bërë nga investimet më fantastike të kësaj bote. Si porti i Dubait. Kjo është e ardhmja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy