Shano: Shqiptarët e braktisën opozitën në 14 maj. E shohin si mall të skaduar
Eksperti i ekonomisë Dritan Shano tha se shqiptarët e braktisën opozitën në zgjedhjet e 14 majit.
Shano theksoi në emisionin “Arnautistan” se shqiptarët kur shohin në rrugë modelin Berisha, Meta dhe Basha ndërrojnë rrugë, duke e parë opozitën si “mall të skaduar”.
“Çdo kush që kërkon t’i trajtojë shqiptarët si idiotë, e ka gabim. Nuk janë idiotë shqiptarët. E filluan me një aliazh politik që s’ka më dobi për ta. E braktisën. Shqiptarët kur shohin në rrugë modelin politik Berisha, Meta, Basha, shqiptarët ndërrojnë rrugën. Kjo ka ndodhur në 14 maj. Kjo s’do të thotë qe Rama është i mirë, por shqiptarët shohin te opozita diçka që s’ka dobi, shohin një mall të skaduar. Kam kërkuar që ky model i të bërit politik duhet braktisur në kuti. E vetmja gjë që nuk prisja ishte Shkodra, ajo ishte e vetmja surprizë për mua”, tha Shano.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.