Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi mbledhje me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike për të diskutuar lidhur me strategjinë e vijimsisë së protestës së nisur prej 18 shkurtit për kauzën e rrëzimit të qeverisë, krijimit të një qeverie teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.
Mësohet se në mbledhje është vendosur që çdo ditë, degë të ndryshme të PD-së në rrethe të dalin në protesta. Pra, sipas vendimit të Bashës që ka marrë sot në takimin me krerët e PD-së në rrethe, çdo degë do të organizohet në protesta dhe do të vijnë në Tiranë.
Degëve në rrethe i është shpërndarë një grafik, se si do të veprojnë.



