Porti i Durrësit/ Cara: Projekti është abuziv, Rama kundër interesave kombëtare (VIDEO)

Porti i Durrësit/ Cara: Projekti është abuziv, Rama kundër interesave kombëtare (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një tryezë diskutimi mbi projektin e Portit të Durrësit, ku morën pjesë edhe ekspertë të fushës. 

 

Në lidhje me këtë takim, në studion e lajmeve në MCN TV deputeti i PD, Igli Cara, dha qëndrimet e tij mbi zhvillimet rreth projektit dhe ligjit për portet.

 

Cara u shpreh se diskutimet u fokusuan te mënyra e miratimit dhe zbatimit të ligjit për portet, si dhe te mungesa e një strategjie të qartë për zhvillimin e tyre.

 

Sipas tij, kalimi i ligjit në procedurë të përshpejtuar dhe mënyra e menaxhimit të projektit ngre pikëpyetje serioze për transparencën dhe ndikimin ekonomik të vendit.

 

Është një projekt abuziv. Nuk ka një strategji të qartë për portin e Durrësit dhe mënyrën si po trajtohen asetet publike. Nëse zhvendoset porti, Shqipëria rrezikon të humbasë një avantazh strategjik dhe ekonomik. Po rrezikojmë të mbetemi pa asnjë port detar. Porti i Durrësit ka vlerë historike sepse nuk është vetëm port i Shqipërisë, por edhe i Kosovës dhe Maqedonisë. 

 

Ndërsa rruga është ajo që të jep lehtësi. Të mendosh ta heqësh këtë port kaq të rëndësishëm, ku janë investuar para pa fund dhe ta zhvendosësh pa pyetur fare, ndërkohë që nuk kemi as port të ri, çfarë po bëjmë? Po falim 5 miliard euro, por çfarë marrim në këmbim? Nuk është gjë tjetër, vetëm një projekt abuziv që po vidhet në Shqipëri, ku portin nga 6 korsi po e ngushtojnë në 3 vetëm për t’i liruar vend pallateve të Alabarit. 

 

Në momentin që porti i Durrësit zhvendoset, atëherë ne si vend do të kemi dëme të mëdha ekonomike; s’do të jemi më vend strategjik jo vetëm për NATO-n, por edhe për veten. Ne jemi më të rëndësishëm se Serbia, Kosova e me radhë, sepse kemi rrugën detare. Nëse e humbim këtë avantazh, atëherë çfarë na mbetet? Kjo është antikombëtare, sepse e heq Shqipërinë nga vendet strategjike.

 

Ai shtoi gjithashtu se çdo ndërhyrje në infrastrukturën portuale duhet të shoqërohet me studime të plota fizibiliteti dhe garanci për interesin publik, duke paralajmëruar pasoja ekonomike në rast të vendimmarrjeve të nxituara.

 

Në përfundim, Cara deklaroi se opozita do të vijojë me rrugë institucionale dhe juridike, si dhe me ndërgjegjësim publik për çështjen e Portit të Durrësit, duke e cilësuar debatin si “jetik për të ardhmen ekonomike të vendit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy