Kreu i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron politik procedimin e SPAK ndaj tij, ndërsa thotë se drejtësia vepron me dy standarde pasi nuk po heton Ramën për çështjen McGonigal.
Berisha thotë se nuk do të paraqitet në Gjykatë, ndërsa e cilëson të drejtë protestën e demokratëve në Kuvend.



