Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku teksa foli nga foltorja e Kuvendit për koncesionin e ri për Aeroportin e Rinas theksoi fluksi I fluturimeve që kishim para pandemisë do të arrihet sërish vetëm nëse këtë verë bota çlirohet nga Covid-19.
“Në rast se bota do të çlirohet nga Covid-19 këtë verë atëherë fluksi që ishte i fluturimeve do të rikthehet në situatën si ishte para pandemisë vetëm në vitin 2025. Nëse kjo nuk ndodh dhe kjo verë do të digjet për Evropën dhe do të kalojmë në kushte kur situatën e para pandemisë do të kemi vetëm në vitin 2029”, tha ajo.
Për këtë arsye sipas saj në këto momente duhet respektuar i gjithë guximi i koncesionarit. Ballaku tha gjithashtu se me kalimin nga kinezët te kompania 'Kastrati Group' parashikohet që të bëhet një investim prej 99 milionë eurosh, investime që do të shtojnë shërbimet dhe rrisin sigurinë.
Ballaku u shpreh se në këtë kontratë është vendosur me nene përkatëse penalitetet në vlerë monetare e deri në heqje të së drejtës së koncesionit ndaj shoqërisë, nëse nuk realizon angazhimet e marra në kontratë.
Lidhur me deklaratat e ministes Balluku me tone të ashpra i është përgjigjur deputeti i opozitës, Muslim Murrizi i cili ka hedhur akuza të rënda ndaj mazhorancës, ndërsa nuk ka kursyer edhe opozitën jashtë parlamentit.
Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi kërkoi nga ILDKP që të bëjë publike të gjitha deklarimet e pausurisë të bëra nga deputetët në sallë.
“Na hapët barkun se ju shef varavinga me Facebook ndez. Ju nga një krah dhe ai tjetri duke gatuar në tenxhere të groshës në krah tjetër. Ju bamirës të mëdhenj. Ju që inspektoni rrugë. Ju nuk bëni një sadaka. As aeroportin e Kukësit nuk e bëni ju. Ku edhe dasmën keni thënë na e bën nëna, një gjyshja.
Nga i gjeni të ardhurat ju? I bëjnë shqiptarët, ata hallexhinj që paguajnë çdo ditë çmimet më të shtrenjta. I bëjnë ata 2 milion shqiptarë që u dhatë rrugën dhe i shpërndatë si zogjtë e korbit. Pse të juajat janë ato? Ftoj ILDKP ti bëj publike deklaratat e pasurisë të çdo personi të kësaj salle”, tha Murrizi.



