9 nëntori, Dita botërore e Lirisë

9 nëntori, Dita botërore e Lirisë

Sot në mbarë botën, shënohet Dita Botërore e lirisë, në respekt të përkujtimit të rënies së Murit të Berlinit.

Institucioni i Avokatit të Popullit, vlerëson se liria është kushti bazë i çdo shoqërie demokratike dhe themeli mbi të cilin ndërtohet shteti i së drejtës.

Garantimi i lirisë për qytetarët është ndërkohë një domosdoshmëri në kuadrin e lirive e të drejtave të tyre themelore, shprehet Avokati i Popullit për këtë ditë.

Dita Botërore e Lirisë është një festë e shënuar më 9 nëntor.

Në këtë ditë të vitit 1989, ndodhi ngjarja e rëndësishme në histori e rrëzimit të Murit të Berlinit. Muri ndau familjet dhe komunitetet për gati tre dekada. Sot, kjo ditë shënon vendosjen e sistemit demokratik e të lirë, si dhe rënien e totalitarizmit në Europën Lindore përfshi vendin tonë, Shqipërinë.

Dita Botërore e Lirisë festohet më 9 nëntor dhe është krijuar në respekt të përkujtimit të rënies së Murit të Berlinit.

Kjo ditë përkujton fundin e komunizmit në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe u caktua në vitin 2001 nga Presidenti Xhorxh W. Bush.

U krijua për të festuar ribashkimin e të dashuruarve të cilët u ndanë nga “Perdja e hekurt” dhe ideologjitë e ndryshme dhe në fund të fundit shërben për të pranuar se vendosmëria e masave mund të ndryshojë kufijtë, të thyejë vendimet e pafavorshme dhe në fund të përcaktojë llojin e lidershipit që dëshiron të jetojë një shoqëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy