Komisioni i Reformës Territoriale/ PD: Të shtyhet deri në 30 shtator. PS: Duam punë cilësore, me dëgjesa të plota

Komisioni i Reformës Territoriale/ PD: Të shtyhet deri në 30 shtator. PS: Duam punë cilësore, me dëgjesa të plota

Komisioni për Reformën Territoriale është mbledhur ditën e sotme, duke u njohur me kërkesat e opozitës.

Bashkëkryetarja demokrate e komisionit Dhurata Çupi kërkoi saktësi në respektimin e afateve të punës së komisionit, në mënyrë që të lihet kohë për dekretimin e zgjedhjeve nga Presidenti.

Puna e komisionit të parashikohet deri në  datën 30 shtator duke menduar që ka dhe një muaj pushim, që është gushti. Vullneti i këtij komisioni është që të punohet dhe gjatë muajit gusht.

Brenda datës 22 qershor, të miratohet plani i punës. Të mbahen seanca dëgjimore me përfaqësues të administratës publike, organizatave ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare, brenda datës 15 korrik.

Ne do paraqesim një kërkesë për zgjatjen e afatit, ku ne do kërkojmë që të shtyhet deri më 30 shtator puna e këtij komisioni. Shqyrtimi i propozimeve dhe miratimi i hartës së ndarjes territorial deri më 16 shtator.

Pika e fundit, miratimi i projektligjit për hartën e re territorial deri në 30 shtator. Unë besoj që duhet të pranohet kërkesa jonë.

Ajo kërkoi miratimin e planit të punës dhe që data 30 shtator të jetë data finale.

Nga ana e saj, bashkëkryetarja socialiste Anila Denaj, shprehu vullnetin e mazhorancës për një ndarje territoriale nëpërmjet një pune sa më cilësore.

Ajo kërkoi punë cilësore me dëgjesa nga të dyja palët dhe të mbahen deri në 15 korrik.

Bazuar në rregulloren e Kuvendit, nenit 24, pika 3, ka një parakusht që përcakton kohën. Do i kërkonim Kuvendit të na asistonin përpara miratimit të planit të punës, që të jemi korrekt. Për shtyrje të afatit.

Duam të bëjmë punë cilësore përgjatë muajit korrik dhe ndoshta edhe në fillim të shtatorit, të na asistonin nga pikëpamja juridike, në mënyrë që të jemi korrekt me afatet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy