
Buxheti i Bashkisë së Elbasanit për vitin 2026 është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, duke shkaktuar debate të forta mes saj dhe opozitës. Sipas mazhorancës, prioritet mbeten shërbimet publike dhe investimet infrastrukturore, ndërsa opozita kritikon se pjesa më e madhe e parave shkon për pagat e administratës.



