Kërkesa e ambasadores Kim për qëndrimin jashtë kuvendit të ish-kryeministrit Sali Berisha, për vet këtë të fundit është i pabazë, pasi nuk është i bazuar në fakte por vetëm në shpifje.
Për Berishën, Kim nuk mund të vendose se kush duhet të qëndrojë dhe kush jo në Parlamentin shqiptar, duke shkuar se diktatura dhe bari janë një binom i pandarë.
“Ambasadorja Kim është unike në botë, si ambasadore që pasi ka lavdëruar një masakër zgjedhore kërkon t’i diktojë këtij vendi se kush duhet dhe nuk duhet të futet në parlament. Diktati dhe bari janë binom i pandarë. Shqiptarët kanë ngrënë barë dhe kanë vdekur nga bari , kanë ngrënë mish të ngordhur dhe kanë vdekur. Kjo ka ndodhur dikur edhe në Kore.
Diktatura dhe bari janë të lidhura, ajo çfarë unë po bëj është që shqiptarët të mos hanë bar dhe rruga e vetme që shqiptarët të mos hanë bar është transparenca. Dua të them së nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti, por Sali Berisha nuk pranon që nën ditkat t’i shkelë ato dhe ky është ndryshimi. Rruga e vetme për t’i mbrojtur është transparenca.
E them edhe njëherë se nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua për të ushtruar funksionin tim të zgjedhur nga qytetarët. Ata që nuk bëjnë transparencë dhe u ofrojnë barin shqiptarëve kanë frikë nga e vërteta. Unë kam deklaruar se nëse paraqitet një fakt unë marr vendimet e mia. Por duhet ta dini që nuk ka forcë në botë që të më imponojë mua përveç transparencën , një qëndrim tjetër përveç këtij që kam shpallur. Cilido që akuzon pa fakte bazë ka probleme madhore ma karakterin e tij. Basha gjatë gjithë takimit ka takuar fakte prova dokumente”, tha Berisha.
Berisha, në këtë kontest tha se zëri i tij do të trefishohet në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve, ndërsa shtoi se askush mbi tokë nuk do ta ndryshojë këtë, me asnjë lloj presioni apo mase.
“Nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD, irritimi i saj për daljen time televizive në një televizion të Kosovës, në të cilin unë shpreha ato që kam shprehur gjithnjë para jush për multimiliarderin Soros, por edhe gjëra të tjera mbi ndryshimin e kufijve të Kosovës, ku unë nuk sulmova, por shpresa dhe shpreh rezervat e mia, por njeri nuk sulmova në atë ekspoze, unë kam qenë një nga kundërshtarët e flaktë të atij projekti për kufijtë. Dua t’i them se zëri im do të trefishohet në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve, ashtu si e gjykoj unë, në mbrojtje të të vërtetave, siç e gjykoj unë, dhe në mbrojtje të interesit kombëtar. Kjo nuk mund të ndryshojë me asnjë lloj presioni, me asnjë lloj mase, nga kushdo qoftë mbi tokë.



