PD: Hapja e listave s’mund të bëhet tani, nëse veproni prishim marrëveshjen

PD: Hapja e listave s’mund të bëhet tani, nëse veproni prishim marrëveshjen

Partia Demokratike është kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, një vit para zgjedhjeve parlamentare.

Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, selia blu thotë se ndryshimi i sistemit kërkon reformim të plotë të sistemit kushtetues.

PD thekson se ndryshimi i sistemit nuk mund të ndodhë tani dhe kjo për disa arsye.

Së pari, në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia.

Së dyti, reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut.

Partia Demokratike kërcënon shumicën se çdo veprim i njëanshëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor do të prishte marrëveshjen e 5 qershorit, drafti i së cilës pritet që të votohet në fund të korrikut në parlament.

"Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut.

Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.

Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë" deklaron PD-ja.

Me qëndrimin e prerë të opozitës së drejtuar nga PD-ja, hapja e listave duket shumë e vështirë pavarësisht se Partia Socialiste pranoi që të diskutonte me opozitën parlamentare për këtë pikë në këmbim të votave për miratimin e reformës zgjedhore. 

Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla i tha sot opozitës në Kuvend se "Ne jemi gati të u japim konsensusin për ndryshimet kushtetuese", pra hapjen e listave, në këmbim të votave për reformën zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy