Axhenda/ Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare në Durrës

Axhenda/ Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare në Durrës

Partia Socialiste mbledh sot në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.

Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti.

Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.

Tashmë jemi në një vit zgjedhor dhe partia që ka mazhorancën në parlament ka filluar të ndez motorët e cila do i paraprijë fushatës zgjedhore.

Kujtojmë këtu se një javë më parë, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryeministri Rama mblodhi kabinetin e ministrave në rezidencën qeveritare në Dajt, mbledhja e cila nuk pati shumë detaje.

Asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.

Axhenda

1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.

2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

3. Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.

4. Të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy