Pjerin Ndreu vendoset Kryetar i Shoqatës së Bashkive, Ademi: E jashtëligjshme

Pjerin Ndreu vendoset Kryetar i Shoqatës së Bashkive, Ademi: E jashtëligjshme

Qytetarja e parë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi me anë të një postimi në rrjetet sociale duke bërë me dije se

Gjykata e Tiranës ka vendosur Pjerin Ndreu Kryetar të Shoqatës së Bashkive. Vendimin e ka kundërshtuar  kryebashkiakja Voltana Ademi e cila me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka hedhur akuza duke e cilësuar si jo të drejtë.

Sipas Voltana Ademit, veprime të tilla bëjnë që PS po kontrollon edhe Shoqatën e Bashkive dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën, statutin e shoqatës, dëmtojnë autonominë dhe parimet e demokracisë vendore.

Sot, në zyrat e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë është dërguar nga z. Pjerin Ndreu, përmes një emaili dërguar nga Bashkia Lezhë, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i datës 14 Shtator 2021.   Me këtë vendim gjyqtari  ka vendosur z. Pjerin Ndreu Kryetar të Shoqatës së Bashkive. Bëj me dije se  kërkesa  e z.  Ndreu për  t’u rregjstruar në Gjykatë, për të uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, është hedhur poshtë me një vendim të mëparshëm të gjykatës, më datë 21 qershor 2021. Me këtë vendim gjykata vlerësoi se kërkesa e z. Pjerin Ndreu nuk ishte nëpërputhje me Statusin e Shoqatës dhe kuadrin ligjor përkatës.

Me të njëjtat procedura jo demokratike, jo statutore dhe jo ligjore, z. Ndreu e ridërgoi kërkesën sërish në gjykatë. Për fat të keq, gjykatësi i çështjes e pranoi kërkesën dhe vendosi me një vendim të jashtligjshëm kapjen e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Ky vendimi është jo i drejtë e joligjor.

Veprime të tilla, duke kapur dhe kontrolluar Shoqatën e Bashkive, nga Partia Socialiste,  nga individë që  nuk  kanë mandatin për përfaqësim, për të qenë anëtarë të Shoqatës së Bashkive, janë në kundërshtim me Kushtetutën, statutin e shoqatës, dëmtojnë autonominë dhe parimet e demokracisë vendore.

Veprime të tilla  përdhosin çdo parim e rregull. Personat që e kanë lajmëruar ketë vendim nuk janë anëtarë të shoqatës që unë drejtoj. Ata janë anëtarë të Shoqatës për Autonominë Vendore, e krijuar nga Edi Rama në 2010-ën.  Pas votimeve të paligjshme të 30 Qershorit 2019, anëtarë të kësaj shoqate janë të 60 bashkitë që urdhërohen nga Edi Rama. Pra, edhe ato bashki, si Lezha, dikur anëtare të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, janë larguar për t’iu bashkuar shoqatës politike të krijuar nga Partia Socialiste.

Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për procesin antikushtetues të votimeve vendore të datës 30 qershor 2019, e shumë shpejt do të keni një vendim të qartë. Veprimtaria e Shoqatës së Bashkive ka qenë dhe duhet të jetë një kontribut për të mirën publike. Ajo nuk mund të jetë një instrument në dorën dhe kontrollin e qeverisë. Në cilësinë e  Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, si   drejtuese  legjitime e shoqatës, ndihem tejet e shqetësuar për veprime të tilla , jo demokratike. Përpjekja ime vijon. Unë nuk tërhiqem. Ftoj partnerët ndërkombëtarë  dhe donatorët, brenda dhe jashtë vendit, të vlerësojnë me profesionalizëm dhe seriozitet situatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy