‘25 prilli’, Alibeaj: Maxhoranca, përpjekje për të penguar opozitën të hetojë masakrën zgjedhore

‘25 prilli’, Alibeaj: Maxhoranca, përpjekje për të penguar opozitën të hetojë masakrën zgjedhore

Pas dy ditësh përplasje mes PD dhe PS për mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, palët arritën të bëheshin bashkë në tryezë.

Megjithatë pasi u diskutuan dhe u miratuan disa nga çështjet e rendit të ditës, deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor. Në këtë mënyrë rregullorja e Komisionit Hetimor nuk u miratua.

Përplasja opozitë-maxhorancë në komision ka ardhur pas mosdakordësisë për rregulloren e komisionit, ku PS ka bërë dy propozime që nuk janë dakordësuar nga opozita.

U miratuan dispozitat, por befasisht u ngritën dhe ikën të gjithë. Është një strategji e mirë menduar për të bërë të pamundur mbledhje e Komisionit Hetimor. Dy ishin propozimet që nuk u ra dakord. Dy çështje e para drejtimi i Komisionit. Komisioni Hetimor drejtohet nga një kryetar që cakton datën orën e rendin e ditës. E dyta është zgjidhur tashmë prej 10 vitesh se ka kaluar edhe në GJK. Bëhet fjalë për të drejtën e çdo anëtari të Komisionit për të marrë provat dhe pranohet pa votim është e drejtë ekskluzive. Të kërkojë dokumente, ekspertë ballafaqim. Ky është thelbi. Kërkesa me hetime ishte për të thirru kryeministrin ministrat dhe kryetarëve sipas tyre duhet ti nënshtrohej votimit për tu thirrur. Së dyti është strategji që të nënshtrohej me shumicë që e ka PS. Kjo do të thotë se çdo kërkesë do të rrëzohej nga ata. Nuk u ra dakord kjo dhe kjo është pjesë e strategjisë së tyre.

I pyetur nëse pret rezultate konkrete nga ky komision opozita, ai tha se e drejta e hetimit do të shkojë deri në fund

Kërkojnë që me forcën e kartonit të kufizojnë të drejtën e deputetëve për të kërkuar prova, të drejtën e opozitës për të hetuar. Ligji na jep të drejtën çdo deputeti të kërkojë prova dhe kjo nuk i nënshtrohet asnjë votimi. Ligji për komisionet hetimore, rregullorja e Kuvendit i ka instrumentet. E drejta e hetimit do të shkojë deri në fund, do të thirren dëshmitarët, do të merren dokumentet, do të thirren ekspertët. Në 2 orë e 38 minuta secilit nga përfaqësuesit e maxhorancës, për replikë, për duplikë, për diskutimin në parim që e bëmë iu dha në mënyrë të barabartë fjala. Do vazhdoj në këtë mënyrë, në zbatimin e rregullores, të ligjit për t’i dhënë të drejtën çdo deputeti të flasë, të kërkojë prova

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy