
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpalljen e gjendjes Emergjente përkitazi me krizën energjetike që po kalon vendi.
Firmat e deputetëve për këtë seancë të jashtëzakonshme janë mbledhur.
“Rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit, deputetët janë thirre për seancë të jashtëzakonshme nesër”, tha shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli.
Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, dhe të njëjtat i procedoi Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bazë të ligjit për energji.
Pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë në vend.



