Rezoluta/ Balla-opozitës: Nuk keni hallin e Kosovës, por të sulmoni kryeministrin Rama

Rezoluta/ Balla-opozitës: Nuk keni hallin e Kosovës, por të sulmoni kryeministrin Rama

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ku po diskutohet për rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën akuzoi opozitën se po kërkojnë debat për të sulmuar kryeministrin Rama.

Ai tha se mesazhi që duhet të japi sot kuvendi i Shqipërisë për Kosovën është mesazhi bashkimit. Sipas tij, kuvendi i Shqipërisë nuk ka nevojë për debat, por të dënojë sulmin dhe ti gjendet pranë Kosovës.

Përpjekja për të pranuar situata të papranueshme në kuvend ndërkohë nga opozita më duket e pavend, ndërkohë që mesazhi që duhet të japi kuvendi për Kosovën është mesazhi bashkimit, këtu duhet të jeni shumë të qartë se qëndrimi duhet të jetë shumë i fortë i vendit amë dhe qëndrimet e kryeministrit Rama janë të duhurat në këtë kohë të vështirë. Ajo që më vjen keq është përpjekja e opozitës për të krijuar një situatë në këtë kuvend kur ky kuvend duhet të ketë mesazh atë të bashkimit të rezolutës dhe që duhet të kontribuoni të gjithë. 

Për çfarë ju duhet debati, por ju s’keni hallin e Kosovës, por keni hall si të sulmoni Edi Ramën, prandaj kryetarja e kuvendit, propozimi në këtë situatë duhet të ishte miratimi i rezolutës një orë e më parë pa debat. Kuvendi i Shqipërisë s’ka nevojë për debat, por duhet të tregojë qëndrimin e Shqipërisë në atë situatë ku ndodhet Kosova, të dënojë sulmin dhe ti gjendet pranë Kosovës.

Në replikë, Gazmend Bardhi u shpreh se ne e kemi kërkuar mocionin me debat jo për të sulmuar ndokënd, por për qëndrimin e kryeministrit në raport me Kosovën.

Do ishte në nderin e çdo deputeti të kuvendit të Shqipërisë që të unifikojmë qëndrimin me deputetë Kosovës. Ne nuk mund të pranojmë që qëndrimi i Serbisë të përfshihet në rezolutën që do të miratojë kuvendi i Shqipërisë. Ne do mbështesim qëndrimin e kuvendit të Kosovës për hetim ndaj Serbisë për sulmin në veri të Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy