Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat dhe notat e ironisë as për aktorin me famë botërore Leonardo DiCaprio. Ai tha se ai goditi qeverinë, por nuk po e mbështet tanimë që qeveria po ndërmerr nismën për Vjosën.
Deklarata e Ramës u bë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me organizatën globale mjedisore “Patagonia” për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.
Më kanë shënuar diçka këtu për Leonardo Di Caprion por nuk po e them, pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë. Tani që qeveria po bën atë që atij i kishin thënë që nuk kishim ndërmend ta bënte, por që në fakt qeveria ishte duke e bërë. E ka shok të mirë Ministrja e Turizmit, prandaj nuk po i bie më shumë. Mbase këto goditjet do t’i shkojnë në vesh, pasi mund ta kishim lajmëruar një orë dhe nuk do t’i vente në vesh fare. Mbase duke e sharë pak do t’ia kapi veshi. Se aty ku të lavdërojnë me miliona njerëz nuk bëhet lajm, por kur të thonë të ka sharë njëri ka të ngjarë të zgjohet edhe Nardi”.



