Pas dështimit për ligjin e antishpifjes e majta ka hedhur një tjetër propozim atë të komisionit të dezinformimit. Lidhur me këtë në MCN Live Pano Soko u shpreh se marrja e masave është e nevojshme, ndërsa thekson se shumë situata janë përdorur për përfitime politike.
Rreziku këtu ka qenë eminent kur vjen puna në përdorimin e instrumenteve për përftim politik. Jo se nuk biem dakord që janë disa masa që duhen marrë sepse rreziku është këtu, janë disa gjëra që ne e dimë që janë aty, por problemi ka qenë gjithmonë fakti se dhe nevoja e mbrojtjes nga dezinformomi rus, situata të tilla janë përdorur për përfitime politike.
Pra për të kaluar masat nga dezinformimirus dhe për ti përdorur ato për përfitime politike.
Opozita është aty për të parandaluar çdolloj iniciative, patjetër që masat janë të nevojshme dhe ne duhet të ndërtojmë barrierat tona për të kuptuar se si mund ti ndalojmë depërtimin që është bërë deri sot, por opozita është nga ana tjetër dhe për ti ruajtur çdo keqinformim që bëht dhe ta përdor pastaj politikisht.
Të gjitha çështjet që sot vlojnë janë përmendur nga gazetarët dhe ne na duhet opozita për të parandaluar çdo iniciativë që kalon vijën e kuqe.



