Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka nga grupi i “Rithemelimit” ndërprenë mbledhjen në komisionin e Medias të thirrur nga kryetarja Flutura Açka duke i kërkuar asaj të mos bëhet palë me mazhorancën e cila ka bllokuar ngritjen e komisioneve hetimore.
Debati mes palëve degradoi deri në shkuljen e mikrofonave.



