Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se kryeministri, nëpërmjet një video të postuar sot, përpiqet të mashtojë shqiptaret për plehrat.
Në deklaratë për mediat mbrëmjen e së mërkurës, kryetari i PD-së, Basha, tha se “Rama nuk ua hedh dot më shqiptarëve. Plehrat e nxorën para qytetarëve zbuluar”.
“Sot kryeministri hodhi në qarkullim një videografik të gatuar në studiot e mashtrimit qeveritar, për t’u mbushur mëndjen njerëzve se drogën nuk e ka sjellë ai po e gjeti mes nesh.Videografiku është një mashtrim i pastër. Pretendimet e tij janë sajesa. Videomashtrimi, nuk mund të fshehë dot Shqipërinë e pushtuar nga droga që nga rrethinat e Tiranës dhe Rinasi deri në Lumin e Vlorës, pyjet e Kolonjës, pllajat e vendlindjes së Tahirit, deri në Dibër e në Malësinë e Madhe”, tha Basha.
Basha theksoi se “Droga në Shqipëri po lulëzon edhe për një arsye tjetër: kryeministri në vend që ta luftojë drogën, ka zgjedhur të luftojë opozitën dhe njerëzit”. /



