Pakënaqësia e qytetarëve amerikanë në këto vite që Trump kaq në pushtet ishte ajo që ka sjellë humbjen e Donald Trumop në zgjedhjet e mesmandaitit.
Në një lidhje direkte përmes Skype për MCN, aktivisti dhe sipërmarrësi shqiptar në SHBA, Klarenc Novaku, tha se sjellja e Donald Trump si autokrat gjatë dy viteve të fundit mori një përgjigje ndëshkuese nga populli amerikan.
Trump në këto dy vite është sjellë si autokrat dhe populli amerikan ia dha përgjigjen. Republikanët bënë çdo gjë për t'i fituar këto zgjedhje, por nuk i fituan.
Më tej, sipërmarrësi shpjegoi se vota e amerikanëve është kryesisht pragmatike dhe e lidhur ngushtë me mirëqenien e tyre ekonomike.
Ai vuri në dukje se zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, specifikisht lufta në Iran, patën një ndikim të drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve të thjeshtë, duke rritur ndjeshëm koston e jetesës.
Amerikanët votojnë me xhep dhe jo me dashuri. Lufta në Iran e rriti koston e jetesës së amerikanëve.
Sipas tij, humbja ose dështimi për të përmbushur objektivat do të nxisë një "luftë civile" brenda Partisë Republikane.



