Baçi: Rama bën spektakël që njerëzit të mos mendojnë. Berisha ka kaluar në premtime ekstreme

Baçi: Rama bën spektakël që njerëzit të mos mendojnë. Berisha ka kaluar në premtime ekstreme

Analisti Agim Baçi tha në MCN Live se qytetarët s’do kuptojnë asgjë se çfarë premtojnë partitë deri në 11 maj, çka sipas tij është interesi i parë i Ramës.

Sipas Baçit Rama mendon se mund ta shtyjë me spektakël, që njerëzit të mos mendojnë, ndërsa Berisha ka kaluar në premtime ekstreme, por ka handikap me ekipin dhe premtimet e 12 viteve më parë. 

Drupal Ad

Bufin e kanë të përbashkët. Kanë pasur këtë këmbimin, me ke marrë programin, të kam marrë programin. Por qytetarët s’do kuptojnë asgjë se çfarë premtojnë partitë deri në 11 maj, ky është interesi i parë i Ramës, i cili çfarë do thotë për 12 vjet. Po të premtojë diçka do të thotë që s’e ka bërë. Ka ndodhur një nga gjërat më të trishta që mund t’i ndodhë shoqërisë shqiptare, është krijuar ideja që po të jesh i ndershëm është e kot, që po të jesh i drejtë dhe të zbatosh ligjin është e kotë.

Me këtë ke varfëruar të ardhmen. Kryeministri e kërkon këtë lloj spektakli sepse s’i kërkon askush llogari. Berisha u përpoq ta tërheqë Ramën te debati. Rama ka që në 2019-ën që justifikohet që s’i duhet debati. Jemi te kjo pikë e spektaklit, ai mendon se do ta shtyjë me spektakël, sepse spektakli i bën njerëzit të mos mendojnë, por të mbijetojnë.

Berisha ka kaluar në premtime ekstreme, ndoshta për të joshur me këtë raportin, që Rama ka dështuar në ekonomi, por handikapi i tij ka të bëjë me ekipin e 12 viteve më parë, premtimet e 12 viteve më parë. S’ka ndodhur që një njeri që bën PR, si LaCivita, të hipi në podium, për të treguar raportin me SHBA-të, kështu që jemi në një pikë shumë të errët të raportit, qytetari është i humbur në fund fare”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy