Pranimi i Kërkesës për shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo nga Këshilli i Lartë Gjyqsor ka sjellë reagimin e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila thotë se kjo është një provë se drejtësia funskionon.
Ky reagim vjen pasi më 2 prill 2020 ministria e Drejtësisë bëri një kërkesë për shkarkimin e gjyqtarit me arsyen se ai liroi nga burgu të dënuarin përjetë Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997.
Konkretisht Etilda Gjonaj është shprehur: “Përshëndes vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo. Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksionon, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së. Inkurajoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të vijojë me hetimin e çështjeve në rastet kur gjyqtarë dhe prokurorë cënojnë besimin e publikut me vendimmarrjet e tyre abuzive."



