Rama në takimin me kryebashkiakët: Zgjedhje të reja vetëm në 4 bashkitë pa kryetar

Rama në takimin me kryebashkiakët: Zgjedhje të reja vetëm në 4 bashkitë pa kryetar

Kryeministri Edi Rama të mërkurën në takimin me kryebashkiakët i ka dhënë fund hamendësimeve se mund të ketë zgjedhje të reja për bashkitë.

Ashtu si edhe në takimin e të martës me deputetët, Rama u ka bërë me dije drejtuesve bashkiakë që të vijojnë punën, pasi zgjedhje të reja për pushtetin lokal nuk do të ketë.

Kryeministri ka folur për zgjedhje të reja vetëm në katër bashki, ku aktualisht nuk ka kryetar, siç janë bashkia e Vorës, Shkodrës, Rrogozhinës dhe Durrësit.

Rama ka theksuar se kryetarët e bashkive duhet t’i kushtojnë vëmendje maksimale respektimit të kontrolleve anti-Covid në zonat që administrojnë.

Më tej, Kryeministri dha një qëndrim të njëjtë si më parë për marrëveshjen e firmosur me PD-në dhe LSI-në.

Ai theksoi se kemi një marrëveshje të ndërmjetësuar me ndërkombëtarët dhe me opozitën jashtë parlamentare, gjithashtu shtoi se tani duhet të vazhdojë dialogun edhe me opozitën parlamentare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy