Rezoluta e Srebrenicës, Shehu: Të ripërsëritet. Alibeaj- Nikollës: Është mundësia juaj e fundit

Rezoluta e Srebrenicës, Shehu: Të ripërsëritet. Alibeaj- Nikollës: Është mundësia juaj e fundit

Deputeti  i PD-së, Tritan Shehu ka hedhur disa akuza në Kuvendin e ditës së sotme sa i përket miratimit të rezolutës të Srebrenicës.

Ai kërkoi që votimi të ripërsëritet pasi është Komisioni i Kryetarëve është mbledhur në mënyrë sekrete.

Votuam në mënyrë absurde, është no sens në kundërshti me rregulloren. Duhet të ndryshoni miratimin e rezolutës. Ku e dimë ne si janë numëruar. Prandaj duhet votimi elektronik këtu. Është ,mbledhur në mënyrë sekrete komisioni kryetarëve. Ju kërkoj të mbivendosni rregulloren, të korrigjohet mënyra e votimit për rezolutën e Srebrenicës.

Nga ana e tij, Alibeaj tha se si anëtar i Konferencës, mund të sigurojë që një takim nuk është mbajtur, ndërsa Nikolla ka thënë se mbledhja është bërë dhe se votimi mund të shihet në procesverbal.

Është e disata herë që po abuzoni me pozicionin tuaj. Sapo thatë që është vendosur në konferencën e kryetarëve që rezoluta për gjenocidin serb do kalojë për votim. Nuk është diskutuar dhe nuk është vendosur. Nuk ka si të vendoset. Rregullorja e ka të qartë se cilat janë hapat proceduriale. Duhet përcaktuar dita dhe data kur seanca duhet të debatojë. Rregullorja përcakton edhe faktin tjetër që duhet të ishte ajo data tjetër brenda 274 qershorit. Jeni me shkelje të procedurës por po thoni edhe diçka që nuk është e vërtetë. Duhet për të korrigjuar gabimet e bëra deri më tani por mbi të gjitha për të bërë nderin e duhur lidhur me detyrimin moral që ky kuvend ka. E kaluam radhës së kaluar gjenocidin serb në Srebrenicë dhe nuk kalojmë gjenocidin serb në Kosovë. Ju merrni përsipër të thoni gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë. Seanca jonë duhet të jetë projektrezoluta jonë. Nuk ka rrugë tjetër. Është mundësia juaj e fundit për të korrigjuar këtë vendim

Në përgjigje, Nikolla tha se, “Ka një vendim të datës 15. Kemi bërë edhe debat. Kanë folur edhe kolegë të opozitës dhe është vendosur. Pro keni votuar të gjithë. Nuk ka pasur kundërshti që ne të vazhdojmë me Komisionin e Politikës së Jashtme”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy