
Ministrat e rinj të qeverisë "Rama 2" janë betuar para presidentit Ilir Meta.
Ministrat kanë bërë betimin në Presidencë një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretet për emërimin e tyre.
I pari që ka bërë betimin ishte deputeti socialist, i cili tani mban edhe zëvendës kryeministër Erion Braçe.
Ndërsa ceremoninë e ka mbyllur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Në këtë ceremoni vihet re mungesa e kryeministrit Edi Rama, i cili javët e fundit ka një konflikt të hapur me Presidentit, pas mosdekretimit të Gent Cakaj si ministër i Jashtëm.
Anëtarët e rinj të kabinetit.
1-Erion Braçe, Zëvendëskryeministër
2- Besa Shahini, Ministre e Arsimit
3-Anila Denaj, Ministrja e Financave
4- Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
5-Elva Margariti, Ministre e Kulturës
6- Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
7- Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
8-Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural



