Rreziku për të humbur influencën në reformën zgjedhore nxiti këtë të enjte Lulzim Bashën që të përplasej me Gazment Bardhin deri në akuza personale. Kryetarja e Parlamentit lajmëroi se në rend dite ishte futur edhe propozimi për ndryshimin e përbërjes së komisionit, pra zëvendësimi me anëtarë nga grupi i Berishës.



