Nesër mblidhet komisioni për reformën zgjedhore, mazhoranca ftesë PD-së

Nesër mblidhet komisioni për reformën zgjedhore, mazhoranca ftesë PD-së

Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka thirrur një mbledhje të enjten në orën 10:00, ndërsa kryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri, i ka dërguar një ftesë zyrtare Partisë Demokratike që të marrë pjesë në këtë mbledhje.

Mësohet se do të diskutohet për ecurinë e agjendës së punës dhe konkluzionet e tryezës së organizuar nga OSBE-ja në 25 shtator.

Ftesa i është dërguar përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso, të cilit i komunikohet të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme. Kujtojmë, që Partia Demokratike ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dorëheqjen e kryetarit të Komisionit të Reformës, Damian Gjiknuri.

Ndërkohë, demokratët kanë bërë publike më parë platformën e tyre për reformën zgjedhore, ku dominon kushti që reforma të kryhet nga një strukturë e posaçme, pjesë e së cilës të jenë edhe përfaqësues të SHBA dhe Evropës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy