Takimi Trump-Kim Jong Un /Meta: Presidenti i SHBA-ve tregoi përgjegjësi të larta globale

Takimi Trump-Kim Jong Un /Meta: Presidenti i SHBA-ve tregoi përgjegjësi të larta globale

Presidenti i Republikës Ilir Meta përshëndet takimin e zhvilluar midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe presidentit koreano-verior, Kim Jong Un.

"Përshëndes përfundimet e Samitit të Singaporit. Presidenti Trump tregoi lidership, vendosmëri, mençuri e përgjegjësi të lartë globale duke treguar sërish se SHBA mbeten miqtë më të mirë, më të besuar dhe më të vendosur për paqen dhe stabilitetin në Botë. Krenarë për partneritetin me këtë vend të madh", deklaron Meta.

Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me takimin historik të presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un. Në një reagim në rrejtin social "Facebook", Basha përshëndeti guximin e Presidentit amerikan, ndërsa tha se "Forca e paqes dhe e diplomacisë është e pathyeshme".

"Presidenti i SHBA demonstroi para mbare botes se civilizuar se forca e paqes dhe e diplomacise eshte e pathyeshme kur udhehiqet nga besimi i vendosur dhe veprimi i guximshem. Ne emer të Partise Demokratike pershendes SHBA dhe presidentin Trump per kete arritje te permasave globale, me vlera themelore per zhvillimet nderkombetare boterore", shkruan Basha.

Basha shkruna më tej se Partia Demokratike dhe une jemi krenare dhe totalisht te perkushtuar ne aleancen e vlerave atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nen lidershipin e presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazevendesueshem per ndertimin e nje bote me te sigurte, ne paqe, te lire dhe demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy