Çollaku: Qeveria po kalon ligjet pa asnjë debat, kjo metodë po i jep komoditet mazhorancës

Çollaku: Qeveria po kalon ligjet pa asnjë debat, kjo metodë po i jep komoditet mazhorancës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi, tha se anormaliteti i krijuar nga deputetët e Rithemelimit në seancën plenare po i shërben më shumë qeverisë e cila po kalon ligjet pa asnjë debat.

Sipas tij debati në seancën plenare është arma kryesore e opozitës dhe argumentoi se kjo mënyrë e bllokimit të seancave nuk po rezulton aspak efektive madje po jep efekt të kundërt.

Ai tha se mbështesin zërat racionalë dhe të arsyeshëm dhe se janë të hapur për bashkëbisedim me kolegët e opozitës.

Edhe kjo e sotmja është seancë anormale. Një anormalitet i cili në thelb dëmton opozitarizmin dhe debatin parlamentar që është e vetmja armë që çdo opozita ka për të ushtruar funksionet e saj. Siç e patë qeveria, në komoditet të plotë për interesin e saj kaloi për pak minuta 4-5 ligje shumë të rëndësishme, një prej tyre për Diasporën. Kjo situatë që për një periudhë kohe e mirëkuptuam për solidaritet opozitar.

Kjo nuk po rezulton efektive. Unë dua të inkuraoj ata zëra racionale nga krahu tjetër duke i bërë të kuptojnë se në këtë mënyrë bllokojnë vetëm opozitarizmin. Siç e shihni mazhoranca nuk e ka fare problem dhe në papërgjegjshmëri të plotë i kalon ligjet pa u merakosur pa pasur debat.

Kjo rrugë nuk po rezulton e suksesshme dhe po shkon në të kundërt duke i dhënë një komoditet mazhorancës. Jemi të hapur për bashkëbisedim me kolegët e opozitës, ne kemi interes për votën e diasporës dhe atë elektronike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy