Pritet të dalë sot në bakën e të akuzuarit në Gjykatën e Hagës, Kadri Veseli, ish-kreu i PDK-së.
Pas senacës së djeshme ku në Dhomat e Specializuara në Hagë dolën ish-presidenti Thashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi do ketë paraqitjen e parë në një seancë publike edhe Veseli.
Seanca pritet të mbahet sot në orën 15:00, ku do të njihemi edhe më dëshminë dhe vetëdeklarimin e tij mbi akuzat për krime mbi njerëzimin.
Kujtojmë që gjatë seancës së djeshme ish-presidenti Thaçi dhe Krasniqi e kanë deklaruar veten të pafajshëm.
Ish-Kryetari i PDK-së është vetëdorëzuar që prej datës 5 nëntor kur u konfirmuan akt-akuzat mbi të dhe ndodhet që prej asaj ditë në qelitë e paraburgimit në Hagë.



