Berisha u jep “detyrat” demokratëve: Gati për revolta, të krijojmë Frontin e Përbashkët Opozitar! (VIDEO)

Berisha u jep “detyrat” demokratëve: Gati për revolta, të krijojmë Frontin e Përbashkët Opozitar! (VIDEO)

Kryetari i PD, Sali Berisha mblodhi në selinë blu 71 kryetarët e degëve dhe së  bashku me dy nënkryetarët e tij i renditi detyrat ndaj tyre, duke kërkuar sa më parë krijimin e Frontit të Përbashkët Opozitar. Sipas Berishës, PD ka gati ka theksuar se ka 44 mijë luftëtarë për të shkuar në revolta, teksa si arsye kryesore për to përmendi bordet e qeverisë që caktojnë çmimet, duke theksuar se kanë vjedhur në 3 muaj 340 milion euro.

Kreu i PD, nuk harroi të sulmonte edhe Bashën e Alibeajn, duke theksuar se Rama u jep tendera për të kryer detyrën.

Nga ana tjetër, Berisha përkrahu kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në vendimin e tij për të refuzuar iniciativën Open Balkan, për të cilën theksoi se ende dhe sot askush nuk di se çfarë shkruhet në traktatin prej 740 faqesh.

Pavarësisht se Berisha kërkoi zgjerim të opozitës në përballjen për qeverinë, nuk përmendi ende një datë se kur PD do t’i rikthehet protestave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy