Nis protesta e thirrur nga Sali Berisha para Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

Nis protesta e thirrur nga Sali Berisha para Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

Ka nisur para Kryesisë së Kuvendit protesta e thirrur nga kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha. Ish-kryeministri Berisha la më herët selinë blu për t’iu bashkuar protestës.

Në protestë është e pranishme edhe vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi. 

Në fjalën e tij ish-deputeti i PD Belind Këlliçi u shpreh:  "Unë sot jam në këtë protestë si një njeri, pasi kemi mbi një javë që çdo ditë denoncojmë me deklarata publike dhe fakte të pamohueshme se vjedhja më e madhe që po ndodh në Tiranë dhe Shqipëri nuk po hetohet". Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të zbatojë ligjin, ose përndryshe do të mbajë përgjegjësi para ligjit. 

Ndërkaq, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu deklaroi: "Jemi sot këtu, do të jemi nesër këtu dhe do të jemi çdo ditë në çdo cep të vend. Me kriminelët nuk ka diskutime, por ka përballje”.

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së së Rithemelimit, Edi Paloka, vuri në dukje se kjo betejë nuk është për Sali Berishën.

“Ne që jemi mbledhur sot këtu, nuk jemi mbledhur për Sali Berishën, ne jemi mbledhur këtu për t’i thënë 'Jo' diktaturës. Poshtë diktatura!"

Protesta po zhvillohet në një kohë kur Këshilli i Mandateve ka nisur mbledhjen për heqjen e imunitetit të Berishës, pas kërkesës së SPAK.

Berisha nuk pranoi të merrte pjesë në këtë mbledhje, duke u përfaqësuar vetëm nga avokatët e tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy