
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ deklaroi se palët politiëke do kishin vepruara më mirë nëse do zhvillonin tryeza diskutimi për të pasur dakordësi mes tyëre.
Ai tha se çështja është madhore dhe kërkon patjetër diskutime dhe dakordësi, ndërsa theksoi se një zgjidhje do ishte dhe përfshirja e një konsulenti të huaj. Sipas tij ky projekt zë 12% e GDP-së dhe se do ishte mirë të ndodhte.
Do ishte mirë që e gjithë politika të ishte bashkë për një ndryshim kaq madhor për ndryshimin e vendit. Do ishte mirë një investim turistik, por të kishte dhe transparencë si do bëhej transporti i mallrave dhe në fund të kishte dhe dakordësi politike dhe të mos kthehej në konflikt politik. Ai është një investim i madh, i duhur për mua që të largosh portin e mallrave nga qendra e qytetit, nuk ka asgjë të keqe që të ndërtohet dhe të shitet për turizëm, por puna është që të kishte dakordësi politike për këtë investim të madh strategjik. Projekti i Porti të Durrësit do rrisë ekonominë, por duhet të kishte disa tryeza të mëdha ku të flitej mazhorancë- opozitë për çështje kaq madhore dhe të ishin të vazhdueshme. Nëse ndodh ai projekt zë 12% e GDP dhe mendoj se është mirë të ndodhë, pastaj se si konkuron me të tjerët duhet të kishte një konsultim më të gjerë, gjithmonë për këto çështje do ishte mirë të diskutohej me opozitën dhe ndonjë konsulent i huaj.



