Gjatë ditës së sotme lideri i PD-së, Lulzim Basha dhe krerët e koalicionit të djathtë u takuan me disa ambasadorë të huaj në Tiranë.
Në takimin e sotëm me opozitën merrni pjesë ambasadorët e Gjermanisë, Hungarisë, Polonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Holandës e Belgjikës.
Pyetjes lidhur me mungesën e Ambasadores Vlahutin edhe në takimin e sotëm, Basha iu përgjigj me një urim për Ditën e Verës drejtuar gazetarëve dhe medias në tërësi.
Edhe një ditë më parë gjatë një dreke pune me ambasadorë ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin mungoi.
Duket se pas deklaratave të fundit marrëdhëniet mes opozitës dhe ambasadores së BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin nuk janë fort të mira.



