
Në garën për të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi do të llogarisë mbështetjen e tiranasve. Kandidati i dalë nga primaret e PD-së ka nënshkruar sot një marrëveshje me shoqatën “Tirana”, për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 majit.
Sot nënshkrova një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi dhe angazhimi me Shoqatën "Tirana" dhe Kryetarin e saj z. Arben Tafaj, për të punuar së bashku për fitoren e 14 majit.
Jap garanci të plotë se Shoqata "Tirana" do të jetë e përfaqësuar në Këshillin Bashkiak, për të mbrojtur vlerat e gjithanshme intelektuale, kulturore, historike dhe pronësore të qytetarëve të Tiranës.
Shoqata "Tirana" do të mbështesë fushatën #FitojmëTiranën për t'i dhënë kryeqytetit një model të ri administrimi.
Falenderoj për mbështetjen Shoqatën Tirana!



