Gjykata ka vendosur që vendimi për Mark Frrokun të merret ditën e nesërme në orën 12:15.
I pranishëm në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe i akuzuari Frroku, i cili ka mohuar akuzat.
Frroku, para gjyqtarëve ditën e sotme ka mohuar të ketë patur njohje me Aleksandër Kurtin, duke u shprehur se nuk e ka njohur kurrë atë.
“Akuzohen prej dy vjetësh për vrasjen e një personi që nuk e kam parë kurrë. Akuza për pastrimin e parave nuk qëndron. Unë dhe familja ime kemi punuar 16 orë në ditë për disa vite”, ka thënë Mark Frroku.
Po kështu, qëndrim mohues ka mbajtur edhe ndaj akuzave për ndërtim të paligjshëm.
Ai tha se pasuria e tij është e ligjshme, duke shtuar se për çdo ndërtim të realizuar ka patur lejen përkatëse.
Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rihapur një hetim të ri pasuror për Mark Frrokun, familjarët e tij dhe për personat e bashkëlidhur me të, në kuadër të ligjit të antimafias.



