Berisha: Mbrojtja që Rama i bën Xhaçkës, mbrojtje e aksioneve të veta te investitorët strategjikë 

Berisha: Mbrojtja që Rama i bën Xhaçkës, mbrojtje e aksioneve të veta te investitorët strategjikë 

Kreu i PD Sali Berisha duke folur për mediat jashtë Kuvendit tha që mbrojtja që sipas tij Rama po i bën është mbrojtje që ai i bën aksioneve të veta që ka në të gjithë investitorët strategjikë.

Mbrojtja që i bën Edi Rama, Olta Xhaçkës, është mbrojtje që ai i bën aksioneve të veta që ka në të gjithë investitorët strategjikë, përfshi edhe burrin strategjik të Olta Xhaçkës, Artan Gaçi. Në këtë aspekt, kjo është një ditë e shëmtuar për parlamentin ku nuk ka më asnjë lloj morali, nuk ka më asnjë lloj etike. Nuk ka, ka vetëm qëllime kriminale për të mbrojtur veprat e zeza të qeveritarëve. Ndaj unë u propozova atyre sot, i thashë atij kryetarit të grupit parlamentar, të vij unë t’ua them se këta janë të çuditshëm, mblidhen atje në grup parlamentar dhe fillojnë dhe zihen se pse ia lejove këtë opozitës dhe pse nuk ia lejove këtë opozitës”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy